Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare kundër Guardiolës: E ka ai fajin për krizën e Gjermanisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 13:31

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare kundër Guardiolës: E ka ai fajin për krizën e Gjermanisë…

Pep Guardiola lë shenjë: e bëri te Barcelona dhe te Bajerni i Mynihut dhe po e bën edhe tani te Mançester Siti. Kanë kaluar dy vite nga përshëndetja e tij me bavarezët, por edhe sot e kësaj dite atij i atribuohen përgjegjësitë për gjendjen aktuale të futbollit gjerman.

Brigel

Sipas Hans Peter Brigelit, ish-yllit të kombëtares gjermane, kriza aktuale e Gjermanisë së Joakim Lëvit vjen si pasojë e teknikut katalanas. “Është faji i tij. Na dha iluzionin se për të fituar mjaftonte të kishe 75 për qind të zotërimit të topit, por nuk është kështu”, shprehet ish-trajneri i Kombëtares shqiptare për gazetën italiane “La Repubblica”.

Brigel

“Në futboll rezultati është shumë më i rëndësishëm sesa kontrolli i lojës. Të kesh zotërimin e topit, nuk mjafton për të fituar dhe na dha një demonstrim të qartë Franca kampione bote”.

RECETA E ZGJIDHJES

Por, si mund të dalë Gjermania nga kjo krizë? Brigel e ka një recetë për daljen nga kriza që ka goditur “pancerat”, jashtë Botërorit të fundit që në fazën e grupeve: “Mund të fitosh edhe duke u kthyer në një mënyrë më tradicionale loje. Gjëja më e rëndësishme nuk është loja e bukur, por pasja e ekuilibrit në fushë”.

Hans+Peter+Briegel+Fan+Club+National+Team+w-leliqKDU6l

Ish-mbrojtësi vazhdon: “Megjithatë, mendoj se bëhet fjalë vetëm për një krizë tranzitore dhe që u ka ndodhur edhe kombëtareve të tjera”.

GABIMET E LËVIT

Por, Brigel nuk lëshon vetëm shigjeta në drejtim të trajnerit aktual të Mançester Sitit. Ai ka kritika edhe për teknikun e 4 herë kampionëve të botës, Joakim Lëv, të cilin e akuzon për mungesë kuraje:

“Pas fitores së Kupës së Konfederatave i mungoi guximi për të ndryshuar. Duhet të linte në shtëpi katër apo pesë futbollistë të Botërorit 2014, të cilët nuk ishin në gjendje të mirë fizike dhe t’u jepte më shumë besim të rinjve që kishin fituar Kupën e Konfederatës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"