Ish-trajneri i Francës vlerëson Mbapen dhe paralajmëron Francën: Kujdes nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 18:25

Ish-trajneri i Francës vlerëson Mbapen dhe paralajmëron Francën: Kujdes nga…

Ndeshja e ardhshme e Botërorit e vlefshme për fazën gjysmëfinale të tij do të jetë midis Francës dhe Belgjikës. Ekipet i kane yjet me shumicë në ekip dhe pritet që në fushën e lojës të ketë spektakël.

laurent-blanc-psg_3428917

Ai që ka komentuar ekipin e Francës si dhe ndeshjen me Belgjikën ka qenë ish trajneri i Francës Loront Blonk. Ai ka folur në veçanti për Mbapen dhe paraqitjet e tij.

“Mendimi im mbi këtë lojtar nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen!” shprehet Blanc për Le Parisien. “Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës.

mbape

Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët nga Mbape. Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard.”- sihin fjalët e 52-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"