Ish-trajneri i Belgjikës sulmon Kurtuanë: Babai i tij më spiunoi në sfidën kundër Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 14:17

Ish-trajneri i Belgjikës sulmon Kurtuanë: Babai i tij më spiunoi në sfidën kundër Italisë

Thuajse dy vite pas “Euro 2016”, i fituar nga Portugalia, që në finale mposhti Francën (të zotët e shtëpisë), ish-trajneri i Belgjikës, Mark Vilmots, ka zbuluar një detaj të ndodhur përpara ndeshjeve të përfaqësueses, mes të cilave edhe ajo me Italinë e fituar nga “axurrët” 2-0 (gol Xhiakerini e Pele).

courtois-y-wilmots-comparecen-en-una-rueda-de-prensa-de-la-eurocopa--uefa

Humbje që nuk janë përtypur nga ish-mesfushori i Shalkes, i cili dje, gjatë një interviste për “BeIN Sports”, ka sulmuar Tierri Kurtuanë, babanë e portierit të kombëtares belge Tibo, duke e akuzuar për spiunazh pasi, sipas tij, i ka zbuluar shtypit sekrete taktike, të cilat kanë favorizuar kundërshtarët.

“Po, e kam të sigurt, – është shprehur Vilmots, – që babai i Kurtuasë ka përhapur në media mënyrën sesi do luante skuadra ime në Europianin e 2016-ës. Një mbrëmje pashë në të gjitha faqet në web se si do ishim rreshtuar në fushë dhe mendova menjëherë se me gazetarët do kishte folur një nga futbollistët”. Nuk mungoi replika e Tierri Kurtuasë: “Idiotësi, fantazi e vërtetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"