Ish-sulmuesi italian i habit të gjithë: Konte nuk e dëshiron Mesin te Interi, ju tregoj arsyen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:35

Ish-sulmuesi italian i habit të gjithë: Konte nuk e dëshiron Mesin te Interi, ju tregoj arsyen

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Interi interesohet për të afruar në skuadër Leo Mesin, i cili kohët e fundit nuk ka kaluar një periudhë shumë të mirë te Barcelona.

contemessi-split-2019-20_1ebiknisxh3no1r4m6vlnl2253

Trajneri, Antonio Konte vetëm pak ditë më parë u shpreh se do të ishte një çmenduri të mendoje kalimin e Mesit te Interi. Pikërisht për këtë arsye, ish-lojtari italian, Paolo Di Kanio është shprehur se tekniku italian nuk do e donte yllin argjentinas në skuadrën e tij.

Di Kanio shton se në rast të transferimit të Mesit, më shumë do të flitej për sulmuesin sesa për Interin dhe për këtë arsye Konte nuk e dëshiron në skuadrën e tij.

Di Kanio fashist

“Nëse Interi me të vërtetë do të interesohej për Mesin, atëherë ata do të bënin gjithçka për ta marrë atë. Megjithatë me të vërtetë mendoni se Konte do e dëshironte argjentinasin në skuadër? Unë mendoj jo!

Në rast të një transferimi i të tillë, atëherë do të flitej më shumë për Mesin se për Interin, siç ndodh me Ronaldon te Juvja dhe për këtë arsye mendoj se Konte nuk e do argjentinasin te Inter”, u shpreh Di Kanio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"