Ish-sulmuesi i të kuqve: Ja ku çalon Partizani, Rama të ndërhyjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 22:14

Ish-sulmuesi i të kuqve: Ja ku çalon Partizani, Rama të ndërhyjë

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, ka kohë që e ngre zërin për ecurinë e “demave” të këtij sezoni. Pas humbjes në derbi, Dosti në profilin e tij në “Facebook” ka rreshtuar tetë pika se çfarë nuk shkon te Partizani, ku gjithçka nis me besimin ndaj trajnerit, dështimin në merkato, stoli i dobët, pa lojë sulmuese dhe në fund ka një thirrje për drejtorin Osli Rama. Ja postimi i ish-sulmuesit:

dosti rama

“Dy fjalë për Partizanin!
1. Trajnerit i është dhënë më shumë besim se ç’i takon.
2. Partizani ka bërë një merkato jo të mirë, nuk shikon dot lojtarët që bëjnë dallimin në fushë, janë lojtarë nën nivelin mesatar.
3. Partizani ka një stol shumë të dobët dhe kur futen lojtarët në lojë, nuk marrin dot përgjegjësinë e duhur për të ndryshuar rezultatin.
4. Krijon volum loje, por pa rezultat dhe shanse për gol si kjo e sotmja.
5. Partizani nuk ka lojtarë goli dhe sulmi është shumë i dobët dhe një që është Zhunior, luan larg portës. Sot nuk goditi një herë në portë.
6. Partizani kapet gafil nga kundërshtarët. Repartet nuk lidhen me njëri-tjetrin dhe sa herë që zotërojnë topin, e humbin kollaj.
7. Prandaj drejtori Rama duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sa nuk është vonë për të rregulluar këtë situatë. Jemi i vetmi ekip që nuk kemi një fitore.
8. E vetmja gjë e mirë që ka Partizani janë vetëm tifozët e mrekullueshëm që ka. PMTP”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"