Ish-sulmuesi i Skënderbeut rrëfen Shqipërinë: Janë të çmendur pas vendit të tyre, më kanë folur për trukimet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 10:16

Ish-sulmuesi i Skënderbeut rrëfen Shqipërinë: Janë të çmendur pas vendit të tyre, më kanë folur për trukimet…

Marvin Ogunxhimi nuk është një emër që mbahet mend mirë nga tifozët e Skënderbeut. Ai luajti 6 takime për korçarët dhe nuk shënoi asnjëherë. Kujtojmë se Ogunxhimi erdhi me bujë te kampionët pasi vinte si ish-sulmuesi i Belgjikës. Tashmë sulmuesi militon në Vietnam dhe kujtojn kohën e kaluar në Shqipëri.

Ogunjimi

“Në Shqipëri dhe Kazakistan, disa njerëz më kanë folur për trukime të ndeshjeve apo edhe për mbledhje mes gjyqtarëve dhe kapitenëve të ekipeve. Megjithatë unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë. Në Shqipëri krenaria kombëtare ishte e pabesueshme, janë të çmendur pas vendit të tyre. Kjo dallohet nga mënyra si flasin, si sillen dhe si e mbrojnë atë. Flamuri shqiptar është ngado, në makina e rrjete sociale. Në Perëndim kanë frikë nga diçka e tillë, por unë kam parë vetëm gjëra pozitive atje. Më pëlqente mënyra si flisnin për historinë e tyre dhe të ardhmen.”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"