Ish-sulmuesi i njohur i del në mbrojtje yllit të Marsejës: Bëri mirë që goditi tifozët me shishe, unë do të përdorja këpucët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 13:57

Ish-sulmuesi i njohur i del në mbrojtje yllit të Marsejës: Bëri mirë që goditi tifozët me shishe, unë do të përdorja këpucët

Ish-sulmuesi i njohur francez, Nikolas Anelka i ka dalë në mbrojtje yllit të Marsejës Dimitri Pajet pas përplasjet të këtij të fundit me tifozët e Nicës në gusht të këtij viti.

pajetttt

Ndeshja Marsejë-Nicë u ndërpre pas 75 minutash lojë, pasi Pajet u godit me një shishe ujë në kurrizin e tij. Kaq mjaftoi që ylli francez t’i kundërpërgjigjej tifozëve duke i kthyer goditjen me shishe, për tu përfshirë më pas në një kaos që ndërpreu dhe ndeshjen. Anelka u shpreh se veprimi i Pajet ishte normal pasi lojtarët nuk duhet të abuzohen.

anelka

“Për mua, ky është një reagim normal. Ju jeni një lojtar futbolli, ju godasin me një shishe në kurriz. Unë jam dakord me Pajet në atë pikë.

Nëse do të isha në vendin e tij, do të hidhja dy shishe plus këpucët e mia! Unë dua që ne të jemi shembullorë, por as ne nuk duhet të abuzohemi”, u shpreh Anelka në një intervistë për gazetën franceze RMC Sport.

LEXO EDHE

Sherri masiv në ndeshjen Nisë-Marsejë, merret vendimi përfundimtar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"