Ish-sulmuesi i Milanit pranë rikthimit në Serinë A, për të interesohet klubi i njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:21

Ish-sulmuesi i Milanit pranë rikthimit në Serinë A, për të interesohet klubi i njohur italian

Trajneri i Fiorentinës Bepe Jaçini dëshiron një sulmues të ri në skuadër për sezonin e ri. Dy objektivat e klubit vjollcë janë, Kristof Piatek dhe Andrea Beloti.

Piatek.disperato.Milan.2019.20.750x450

“Corriere Dello Sport” pretendon se Fiorentina zgjedhje primare ka sulmesin e Torions, Andrea Belotin, të cilin e kanë ndjekur prej kohësh. Torino kërkon 50 milionë euro për Belotin, dhe Fiorentina duhet të ketë një plan B. Trajneri Jaçini raportohet se ka identifikuar Piatekun si një alternativë tjetër për sulmin.

Polaku i cili u transferua nga Milani tek Herta Berlin mund të rikthehet sërish në Serinë A pasi për Fiorentinën është një opsion më pak i kushtueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"