Ish-sulmuesi i Komos merr ofertë për të luajtur në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2016 | 22:36

Ish-sulmuesi i Komos merr ofertë për të luajtur në Superiore

Klubet shqiptare vijojnë të jenë në kërkim të lojtarëve të huaj. Teuta u rikthye në Durrës pas fazës përgatitore që zhvilloi në Pogradec, por drejtuesit e klubit duket se nuk kanë hequr dorë nga merkatoja.

Defendi-Edoardo

Durrsakët kërkojnë një përforcim në sulm dhe sytë i kanë hedhur nga kampionati italian.

Portali i specializuar për transferimet e lojtarëve “tuttomercatoweb”, thotë në një lajm ekskluziv se Edoardo Defendi ka marrë një ftesë nga klubi i Teutës.

“Sulmuesi 25-vjeçar, ish-lojtar me Komon dhe Arrezon, ka marrë një ofertë edhe nga Shqipëria. Teuta e Durrësit kërkon lojtarin për sezonin e ardhshëm”,-shkruan media italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"