Ish-sulmuesi i Juves dhe Milanit: Kumbulla një nga mbrojtësit më të mirë, para një viti e kërkoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 14:58

Ish-sulmuesi i Juves dhe Milanit: Kumbulla një nga mbrojtësit më të mirë, para një viti e kërkoi…

Alesandro Matri në një intervistë më gazetarin Skira,  ka prekur disa tema në futbollin italian. Sulmuesi foli për interesimin e Interit për mesfushorin e Breshias, Sandro Tonalin, si dhe për mbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbulla. 

Matri

“Tonali është një lojtar i përkryer për skemën e Kontes që po përdor tek Interi. Tonali ka personalitet të madh, dhe goditje të shkëlqyer. Në skemën 3-4-1-2 e shikoj mjaft të rëndësishëm për Konten”. Matri foli edhe për mbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbullën, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha në Itali. “Kumbulla po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A. Mbaj mend që një vit më parë Palmieri e donte tek Sasuolo, dhe më tha që ai ishte shumë i fortë”.

Sulmuesi foli edhe për trajnërët me të cilët është stërvitur: “Konte dhe Alegri kanë qenë trajnerët më të rëndësishëm në karrierën timë. Unë i dua dhe i vlerësoj shumë. Nëse duhet të zgjedh një, do thoja Alegrin nga mirënjohja që kam, pasi ishte ai që më dha mundësinë te Kaljari dhe më mori edhe tek Milan dhe Juventus”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"