Ish-sulmuesi i Italisë kritik: Baloteli nuk e meriton fanellën e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 22:01

Ish-sulmuesi i Italisë kritik: Baloteli nuk e meriton fanellën e kombëtares

Stefano Fiore “djeg” Balotelin. Ish-sulmuesi i Italisë thotë se Mançini po këmbëngul kot sepse ai është një lojtar që nuk i shfrytëzon mundësitë që i jepen. “E kam thënë edhe më parë se Baloteli nuk meriton të luajë në kombëtaren e Italisë. Nuk e meriton kurrsesi një fanellë titullari.

stefano-fiore-nazionale

Ai është lojtar shumë i mirë, por në jetën e tij ka kaluar disa herë treni dhe ai nuk e kap kurrë në momentin e duhur. I shpërdoron të gjitha mundësitë që i jep jeta dhe Mançini po e tepron duke këmbëngulur tek ai”, tha fillimisht Fiore. Më tej analizon edhe ndeshjen.

“Është shumë vështirë që Italia të ringrihet, sepse nuk ka një lojtar si Levandovski të nivelit botëror. Ka shumë punë për t’u bërë në këtë skuadër, sepse mungojnë lojtarët, mungon ideja e lojës. Nuk mjafton vetëm dëshira për të marrë rezultate”, përfundoi Fiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"