Ish-sulmuesi i Italisë: Futbolli më hoqi lirinë, nuk do të doja të isha si Leo Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 15:02

Ish-sulmuesi i Italisë: Futbolli më hoqi lirinë, nuk do të doja të isha si Leo Mesi

Ish sulmuesi i Italisë Pablo Daniel Osvaldo, duket se nuk e ka harruar plotësisht futbollin. Pavarësisht se tani ai i është futur muzikës, nuk nguron të kthehet dhe të komentojë karrierën e tij si futbollist si dhe dy lojtarët më të mirën në botë, Mesin dhe Ronaldon.

Pablo-Osvaldo-Roma-Italy

“Më duhet ta pranoj se kam bërë një jetë të mirë si futbollist. Më ka dhënë shumë, por ndonjëherë ndihesha si peshku pa ujë. Tani jam më i lumtur. NË futboll ndihesha i mbytur nga atmosfera që më rrethonte. Megjithatë futbolli ka qenë gjëja më e bukur në jetën time dhe më dha mundësinë që të ndihmoja familjen time, por më ka hequr lirinë dhe liria nuk ka çmim.” – tha fillimisht Osvaldo.

“Ronaldo shkon në shtëpi dhe bën palestër, ndërsa mua më pëlqen të rri me miqtë e mi duke ngrënë. Nuk do të doja të isha as Ronaldo dhe as Mesi. Do të më pëlqente të luaja si Leo, por i shkreti nuk ka jetë! Ai jeton në një burg të artë! Nëse do të isha ai nuk mund të jetoja i lumtur. Ai është më i miri në botë kur luan futboll, por jeta e tij është e tmerrshme, ose më saktë nuk ka një jetë të tijën. Leo është një nga njerëzit më të trishtë…” – përfundon Osvaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"