Ish-sulmuesi i Interit zbarkon në Tiranë, një mik special për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 10:00

Ish-sulmuesi i Interit zbarkon në Tiranë, një mik special për Dinamon

Në stërvitjen e djeshme të Dinamos ishte i pranishëm edhe një emër i njohur i futbollit italian, Françesko Moriero, ish-lojtari i kombëtares italiane, Romës, Interit dhe Napolit. Ish-sulmuesi i njohur i krahut të djathtë, një titullar i zikaltërve të Ronaldos, është një mik i presidentit të Dinamos, Marko Pontreli.Dinamo-1

Ishte i ftuari special i tij në Tiranë për të parë nga afër kompleksin e ri të bluve, por edhe për t’u njohur më nga afër me futbollin shqiptar. Për momentin është një “tifoz” më shumë i Dinamos, por nuk përjashtohet mundësia që Moriero të ketë një bashkëpunim me klubin kryeqytetas, që tashmë po hedh hapa të rëndësishëm për të ardhmen, duke nisur nga shtëpia e re në Arbanë, diçka thelbësore për rilindjen e klubit.

kamarata

MESAZHI PËR BLUTË – “Falënderoj për pritjen mikun tim, Marko Pontreli, presidentin e Dinamos. Vizitova qendrën stërvitore të ekipit dhe gjej rastin t’u uroj të gjithë tifozëve të Dinamos dhe skuadrës kthim sa më të shpejtë në kategorinë që u takon. Forca Dinamo! Vizitova edhe “Air Albania Stadium”, i mrekullueshëm.

Falënderoj dhe presidentin Duka që më hapi dyert e stadiumit”, u shpreh shkurt për “Panorama Sport” 51-vjeçari, i cili, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur në vitin 2002, ka një karrierë edhe si trajner, duke drejtuar kryesisht skuadra si Krotone, Frozinone, Leçe, Groseto Katania etj. në Itali, si dhe Luganon në Zvicër.

Fatjon Rupi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"