Ish-sulmuesi i Interit e aktivizon titullar, mesfushorit të Kombëtares i “rrëshqet” fitorja në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 23:10

Ish-sulmuesi i Interit e aktivizon titullar, mesfushorit të Kombëtares i “rrëshqet” fitorja në fund

Mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji është aktivizuar si titullar, në ndeshjen e parë të kampionait, që skuadra e tij Breshia zhvilloi kundër Peruxhias së Aleksando Nestës.

Breshia

Ish-sulmuesi i Interit, David Suazo, i cili mori drejtimin e bardhebluve, e la në fushë Ndojin gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

emanuele ndoj

Ndërkohë që skuadra e shqiptarit, ishte pa fat në sfidën e parë, teksa i “rrëshqitën” 3 pikët në sekondat e fundit të lojës. Bisoli shënoi për Breshian në minutën e 43-të, ndërkohë që Vido barazoi nga pika e penalltisë në minutë 90+3’. Kjo ishte sfida hapëse e Serisë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"