Ish-sulmuesi i Dortmundit vetëofrohet si trajner i Kosovës: Është projekt serioz, njoh shumë prej lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 20:54

Ish-sulmuesi i Dortmundit vetëofrohet si trajner i Kosovës: Është projekt serioz, njoh shumë prej lojtarëve

Çështja e trajnerit te Kosova është mjaft e nxehtë. Shkarkimi i Bernard Shaland ka pasur me një listë të gjatë me emra për pasuesin e zviceranit.

DORTMUND, GERMANY - APRIL 06:  Alexander Frei of Dortmund celebrates scoring the second goal during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and Bayer Leverkusen at the Signal Iduna Park on April 6, 2008 in Dortmund, Germany.  (Photo by Lars Baron/Bongarts/Getty Images)

DORTMUND, GERMANY – APRIL 06: Alexander Frei of Dortmund celebrates scoring the second goal during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and Bayer Leverkusen at the Signal Iduna Park on April 6, 2008 in Dortmund, Germany. (Photo by Lars Baron/Bongarts/Getty Images)

Ditën e sotme, gazeta zvicerane ‘’Blick’’, shkroi se presidenti Agim Ademi kishte udhëtuar drejt shtetit helvet për tu ballafaquar personalisht me kandidaturat, një prej të cilëve ishte dhe Aleksandër Frei.

42-vjeçari me një karrierë të pasur futbollistike në vendin e tij aktualisht drejton skuadrën e Vilit ndërsa më parë ka punuar ai asistent dhe trajner akademie te Bazeli. Në një intervistë të shkurtër për ‘’Indeksonline’’, Frei është vetëofruar si trajner i Kosovës duke thënë se është mjaft i interesuar pasi e bind projekti.

‘’Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe njoh shumë lojtarët. E kam ndjekur në disa ndeshje Kosovën’’, është shprehur Aleskandër Frei.

Frei në karrierën e tij është aktivizuar me disa skuadra europiane si Bazeli, Ren në Francë apo dhe për 3 sezone të Borusia e Dortmundit duke shënuar 34 gola në 74 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"