Ish-sulmuesi azerbajxhanas i Kukësit: Nëse kërkojnë të “spiunoj” Karabakun, nuk do i tregoj asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:08

Ish-sulmuesi azerbajxhanas i Kukësit: Nëse kërkojnë të “spiunoj” Karabakun, nuk do i tregoj asgjë

Ish-sulmuesi i Kukësit, Rauf Alijev, që erdhi me bujë të madhe tek verilindorët, u largua pa lënë shenjë, dhe tashmë aktivizohet tek klubi i Gabalës, në kampionatin azerbajxhanas. 29-vjeçari komenton ndeshjen e ardhshme të verilindorëve, që do ta luajnë ndaj një rivali në kampionatin e tyre, si ekipi i Karabakut.

Alijev

“Pas largimit tim nga Kukësi, kishte shumë ndryshime. U ndryshua trajneri, lojtarët. Ky nuk është i njëjti ekip në të cilin kam luajtur unë. Mendoj se Kukësi nuk është aq ekip i fortë, dhe se Karabaku mund t’i kalojë. Ditët e sotme gjithçka është e lehtë, mund të shohësh ndeshjet e kundërshtarit dhe të analizosh gjithçka. Natyrisht, nëse nga ekipi i Kukësit më kërkojnë të jap ndonjë informacion rreth Karabakut, nuk do i tregoj asgjë” – u shpreh Alijev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"