Ish-sulmuesi akuzon drejtuesit e Dinamos për mashtrim: Na dhanë vetëm 300 mijë lekë të vjetëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 11:32

Ish-sulmuesi akuzon drejtuesit e Dinamos për mashtrim: Na dhanë vetëm 300 mijë lekë të vjetëra

Ish-sulmuesi i Dina mos, Gëzim Hyska, i sezonit që sapo lamë pas, sulmon drejtuesit e klubit për moskorrektësi dhe pagesa të shlyera. Lojtari tregon për gazetën se është larguar nga blutë e kryeqytetit sepse drejtuesit e saj nuk e kanë paguar sipas marrëveshjes që ai ka bërë me ta.

Dinamo

Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi 22-vjeçar fierak thotë: “Iu bashkova Dinamos sezonin që kaloi, pasi ishin drejtuesit e klubit që më kërkuan mua. Ramë dakord për shumë gjëra, por ky klub nuk u tregua korrekt me mua, pasi më premtuan shtëpi, më premtuan rrogë të plotë, për aq sa ne kishim rënë dakord, por asnjëherë nuk e morëm rrogën të saktë dhe të plotë.

Dinamo Kategoria e Pare

Na premtuan 1.5 milionë lekë të vjetër nëse qëndronim në kategori, por na dhanë vetëm nga 300 mijë lekë të vjetër. Është turp për këtë ekip dhe për këta drejtues që bëjnë të tilla gjëra në kurriz të futbollistëve. Është gjynah që një klub i madh si Dinamo ka arritur në këtë gjendje. Sa për mua personalisht, unë kam dhënë maksimumin për sa kohë jam aktivizuar”.

Dinamo

Sipas Hyskës, klubi nuk mbajti asnjë premtim të dhënë. “Unë kam dashur të largohem në mes të kampionatit që shkoi nga Dinamo, por ishin premtimet e drejtuesve që më mbajtën. Por ata i shkelën ato premtime, nuk i zbatuan asnjëherë. Si unë janë larguar dhe shumë kolegë të mi futbollistë nga ky ekip dhe shkaku është i njëjtë, moskorrektësi dhe pagesa të bëra.

Hyska

Futbollisti sakrifikon, ndaj dhe duhet të paguhet për çka i takon dhe për atë shkruhet në kontratë. Jam i indinjuar nga situata që kalova te Dinamo, ndaj dhe u largova nga ky klub.

Respekte për tifozët e Dinamos, por këta drejtues nuk meritojnë as ata tifozë, as futbollistët që derdhin djersë”, përfundon Hyska, i cili nuk gjeti shumë hapësira te blutë, por shënoi një gol mjaft të rëndësishëm, ku Dinamo fitoi në fund të sezonit me Librazhdin me rezultatin 1-0 me gol të Hyskaj.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"