Ish-puntori i Sitit tregon bëmat e Balotelit: Ia konfiskuan 27 herë makinën, ja çfarë gjeta në dollap

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 20:35

Ish-puntori i Sitit tregon bëmat e Balotelit: Ia konfiskuan 27 herë makinën, ja çfarë gjeta në dollap

Ish-mirëmbajtësi i fanellave të Mançester Siti, Les Çapman, rrëfeu për publikun disa nga bëmat e italianit Mario Baloteli kur ai ishte pjesë e klubit anglez.

Capman

Sulmuesi nënshkroi me Sitin në vitin 2010 nga Interi dhe menjëherë u bë shok me Çapman, ku i fundit në një intervistë për “Daily Mail” zbuloi disa gjëra tepër interesante për Balon.

Baloteli

“Baloteli është një nga njerëzit më të paparashikuar në planet. Kur ai u përjashtua gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit ai gjuajti televizionin në dhomat e zhveshjes me këpucët sportive. Por, ai ishte njeri pozitiv dhe jo budalla, ishte shumë bujar. Kur ishte në një pikë karburanti, Mario i paguante të gjithëve karburantin, ose i jepte një të pastrehu disa para.

Capman

Ai gjithmonë pyeste vetën pse makina e tij ishte konfiskuar 27 herë… kjo pasi ai e parkonte në një zonë të ndaluar jashtë restorantit San Karlo në mes të Mançesterit dhe kjo ndodhte çdo dit. Por, kur hapa dollapin e tij pasi ai u largua, të gjithë biletat tij ishin aty. Kjo ishte mënyra e përshëndetjes së tij me klubin anglez”, tregoi Çepman.

Chapi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"