Ish presidenti i Realit kritikon Perezin: Ishte një gabim i rëndë, ai do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 18:41

Ish presidenti i Realit kritikon Perezin: Ishte një gabim i rëndë, ai do të…

Kristiano Ronaldo u shit nga Reali i Madridit te Juventusi për vlerën e 112 milionë eurove. Por duket se ky ka qenë një gabim i rëndë sipas ish-presidentit të Realit të Madridit, Ramon Kalderon.

ronaldo

Nuk duhej shitur në asnjë mënyrë, ka qenë një gabim i madh”, ka thënë Kalderon. “Do të shënojë 50 gola në Itali”. Është një gabim i pafalshëm, që Real do ta paguajë shtrenjtë. Të gjithë flasin për Mbape dhe Nejmar, por të dy janë shumë larg nivelit të Ronaldo-s. Në Itali do të fitojë trofe të tjerë dhe do të realizojë më shumë se 50 gola, tani Juventus mund të synojë me të vërtetë Champions League”.

calderon_2569551b

“Më i forti i të gjithë kohërave? Është në një nivel me Di Stefano, Pele dhe Krojf. Dhe nuk e harroj Mesi-n”, përfundoi Kalderon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"