Ish-presidenti i Lushnjes shpërthen pas humbjes në derbi: Gjyqtari u soll si bastard, të bëjmë bojkot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 10:39

Ish-presidenti i Lushnjes shpërthen pas humbjes në derbi: Gjyqtari u soll si bastard, të bëjmë bojkot

Reagime të ashpra nga pala lushnjare pas humbjes 3-1 në derbin me Apoloninë në Fier. Për të përmbledhur atë çfarë ndodhi në derbi, ku humbja e lë skuadrën e tij prapa me pikë, trajneri Ilir Gjyla përdori fabulën e peshkut, duke lënë të kuptohet se në rastin konkret Apolonia është një “peshk i madh” që ka ngrënë “peshkun e vogël”, Lushnjën.
gjyla

“Ndeshja? Nuk e patë ju çfarë ndodhi në fushë? Pse nuk e thoni ju të vërtetën, por na pyesni ne. Ka një rregull, që po thamë të vërtetën, ne e hamë. Jepni ju mendimin tuaj… Po bëj pak humor, sepse për humor është. Po ju them diçka, vëllai im e ka shumë qejf peshkun dhe një ditë kishte kapur një peshk të madh në det, andej nga Karavastaja, unë shkova në shtëpi dhe pashë nënën që po e pastronte… E dini çfarë kishte në bark? Një peshk të vogël”. Kaq tha trajneri Gjyla.
Artur Cobani

ÇOBANI – Ish-presidenti i Lushnjës, Artur Çobani, ishte ndër ata që reaguan më ashpër ndaj gjyqtarit Ziri, i cili drejtoi derbin ApoloniaLushnja. “Ishte një ndeshje tradicionale dhe e shumëpritur. Pas humbjes së Pogradecit u shumëfishua vëmendja ndaj kësaj ndeshjeje, por në fund të pjesës së parë gjyqtari Ziri u soll si një bastard. Ai do të justifikohet për atë që bëri, por nuk kishim të bënim me një gabim njerëzor, sepse ishte një gabim çnjerëzor. Dhe t’ia bësh futbollistit këtë në kohë pandemie, që po bën këtë sakrificë kaq të madhe dhe t’ia bësh një populli si ai i Lushnjës, që është shumë pasionant ndaj futbollit, do të thotë të sillesh si një bastard. Mendoj se populli i Lushnjës duhet të bëjë një peticion. Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Lushnjës, por jam për bojkot”, tha për gazetën ishpresidenti i skuadrës lushnjare, Artur Çobani.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"