Ish-presidenti i Lushnjes ‘shkund’ bashkinë, Çobani: Duhet urgjent privatizim. Ja plani për infrastrukturën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:22

Ish-presidenti i Lushnjes ‘shkund’ bashkinë, Çobani: Duhet urgjent privatizim. Ja plani për infrastrukturën

Lushnja është një ndër klubet e Kate gorisë së Parë, që financohet totalisht prej bashkisë së qytetit. Për vitin kalendarik 2021 ka një buxhet që kap vlerën e 508 milionë lekëve (400 milionë janë të ardhura nga institucioni dhe 108 milionë prej vetë klubit).

artur cobani

Me hyrjen në fuqi të ligjit të sportit, situata do të ndryshojë dhe Bashkia Lushnjë nuk mund të financojë më. Zgjidhja shihet te privatizimi, ndonëse te verdhejeshilët nuk kanë nisur asnjë hap për këtë proces. Është ish-presidenti që ngre alarmin dhe i kërkon kryebashkiakes që të nxitojë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, Artur Çobani thotë:

“Për Lushnjën, privatizimi është një çështje emergjente. Bashkitë nuk do të kenë më hapësira për të investuar dhe duhet nxituar për të nisur procesin. Duke pasur parasysh se kam bërë një bisedë me presidenten Eriselda Sefa, klubit pritet t’i dalë vlera dhe bashkia do të jetë e hapur për të biseduar me biznesmenë seriozë, model pozitiv i biznesit dhe suksesit”, deklaroi Çobani.

INFRASTRUKTURA – Ish-futbollisti i Lushnjës tha se investimet në infrastrukturë do të shtohen. Veç fushës së Plugut, do të ndërhyhet edhe te fushat pranë stadiumit “Roza Haxhiu”. Nëse e para po mbulohet e gjitha nga bashkia, e dyta do të ketë kontribut edhe prej FSHF-së. “Në bashkëpunim me federatën do të rikonstruktohen edhe fushat pranë stadiumit ‘Roza Haxhiu’. Janë kanë kryer matjet dhe do të jetë një investim i përbashkët bashki-FSHF”.

SYNIMET – Duke u ndalur te sezoni i sivjetshëm i Lushnjës, ish-futbollisti shfaqet skeptik. “Për pretendime madhore nuk mund të flitet. Lushnja nuk është mësuar të jetë në këto nivele. Ecuria e deritanishme nuk jep siguri për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Duhet të afrohen biznesmenë e donatorë. Kërkohet edhe mbështetja e tifozërisë, që ekipi të dalë nga kjo situatë. Lushnja i ka këta faktorë. Duke qenë se po shihet privatizimi dhe po investohet në infrastrukturë, me një mbështetje të madhe nga tifozëria dhe nga biznesi, ekipi të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Nëse kjo ndodh, edhe ai investitori që do të vijë, do të gjejë një situatë të shëndoshë në klub”, përfundoi Çobani.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"