Ish-presidenti i Interit, Morati: E kisha gabim për Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 13:59

Ish-presidenti i Interit, Morati: E kisha gabim për Lukakun

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati e pranon që e kishte gabim që vuri në dyshim Romelu Lukakun.  74 milionë euro të shpenzuara për Lukakun për ta blerë nga Mançester u dukën si një bast i rrezikshëm, sidomos për të zëvendësuar Mauro Ikardin, por belgu gjeti golin 31 herë në 49 ndeshje.

lukaku

“E kisha gabim për Lukakun”, tha Morati për “Quotidiano Sportivo”. Të jem i sinqertë, unë mendoja se ai ishte thjesht i fortë fizikisht dhe se Interi do pendohej që e la Ikardin të ikte. Por doli krejt e kundërta, Lukaku është një kampion, gjithmonë ndihmon shokët e ekipit dhe ka vizion për lojën. Konte kishtë të drejtë që e bleu Lukakun dhe e ka përmirësuar shumë.

Të fitosh Europa Ligën nuk do jetë e lehtë, por shpresoj që Interi të bëhet skuadra italiane e rradhës që ngre lart një trofe europian”, përfundon Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"