Ish-presidenti i Formula 1 habit me deklaratën e tij, del në mbrojtje të Putinit: Është njeri i nderuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2022 | 15:32

Ish-presidenti i Formula 1 habit me deklaratën e tij, del në mbrojtje të Putinit: Është njeri i nderuar

Ish-numri një i Formula 1, Berni Ekleston, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij, ku i del në mbrojtje presidentit rus, Vladimir Putin.

ekleston putin

Ai e ka cilësuar presidentin e Rusisë si një njeri të nderuar dhe shumë të drejtpërdrejtë dhe duke theksuar se ka shumë njerëz që e mbrojnë atë që po bën Putin.

“Si person e pashë atë shumë të drejtpërdrejtë dhe të nderuar. Ai bëri pikërisht atë që tha se do të bënte. Si mund ta gjykojmë ne për këtë situatë që po ndodh sot? Ndoshta ka njerëz që mendojnë se Rusia bëri gjënë e duhur”, ishin fjalët e britanikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"