Ish-presidenti i Bajernit: Turp nëse Alaba largohet, Guardiolës i dërgoj salsiçe gjermane çdo 3 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 19:00

Ish-presidenti i Bajernit: Turp nëse Alaba largohet, Guardiolës i dërgoj salsiçe gjermane çdo 3 javë

Ish-presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, u bë jo pak protagonist në intervistën e tij. Ai kritikoi strategjinë e skuadrës së Borusias, çka solli edhe një irritim të tifozëve dhe drejtuesve verdhezinj ndaj tij. Ndër të tjera, Hënes nuk harroi të fliste edhe për ish-trajnerin spanjoll, Pep Guardiola. “Si është marrëdhënia ime me Guardiolën?

Henes duke qare

Çdo tre muaj i dërgoj atij 10 kilogramë me salsiçe gjermane, kështu mund të mendojë për mua dhe të konsumojë një ushqim cilësor. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të gjesh një ushqim cilësor në Angli”, tha presidenti i nderit i kampionëve.

ALABA – Ndërkohë, ish-presidenti foli edhe për mundësinë e largimit të David Alabës nga Mynihu. “Një ndryshim klubi nga lojtari do të ishte ndoshta një përfitim financiar për Alaban, por një hap prapa si futbollist nga ana e Davidit. Ai gjithmonë ka qenë një nga anësorët më të mirë në krahun e majtë, por mendoj se ai ka bërë një përmirësim të madh edhe si qendërmbrojtës. Ai jo vetëm që ka përmirësuar aftësitë e tij të futbollit, por gjithashtu ka gatishmëri të marrë përgjegjësi.

HENES

Prandaj, unë mendoj se do të ishte një turp i vërtetë nëse ai largohej nga klubi i Bajernit. Për fat të mirë, klubet ku ai do të dëshironte të shkonte nuk kanë lojtarë cilësorë, kështu që kam ende shpresë se ai do të qëndrojë. Ku do të gjente David Alaba një skuadër dhe qytet si Mynihu? Ai është një vend i sigurt pune, është shumë argëtues, është një shtëpi, ka shumë dashuri nga fansat dhe një gjë që ai duhet ta dijë, nuk ka asnjë klub i cili është aq i dashur dhe i rehatshëm sa FC Bayern”, përfundoi Hënes për “DAZN Germany”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"