Ish-presidentët Blater dhe Platini, të ftuarit e Vladimir Putin në Botërorin e Rusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 14:39

Ish-presidentët Blater dhe Platini, të ftuarit e Vladimir Putin në Botërorin e Rusisë

Para disa vitesh Xhosep Blater dhe Mishel Platini ishin krerët e FIFA dhe UEFA, personazh të cilët drejtonin futbollin mbarë botëror. Zviceriani dhe ish-sulmuesi i Francës patën një konfrontim pas skandaleve korruptive të publikuara, shantazheve dhe akuza për pastrim parash.

putin blater platini

Tani ata do të jenë të ftuarit nga organizatorët në botërorin që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi publikisht ish-kreun e FIFA Xhosep Blater dhe ish-kreun e UEFA Mishel Platini:

“Kupa e Botës është një festë për futbollin dhe ne do të mirëpresim miq nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata të vjetrit. Presidenti Putin ka një marrëdhënie të mirë me Blaterin dhe Platininë, ndaj do të jemi të lumtur t’i shohim në Moskë”, tha një zëdhënës i Kremlinit.

Ndërkohë Blater po vuan një dënim 6 vjeçar nga të gjitha kompeticionet botërore të futbollit. Dënimit nuk i shpëtoi as Platini kur mori 2 milion dollar nga një transaksion i dyshimtë që i kushtoi karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"