Ish-portieri italian tregon si i shpëtoi shembjes së urës: Isha 30 metra larg, e pabesueshme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 17:15

Ish-portieri italian tregon si i shpëtoi shembjes së urës: Isha 30 metra larg, e pabesueshme…

Tjetër histori mrekullie vjen nga tragjedia që përfshiu sot qytetin e Xhenoas në Itali, ku një urë u shemb, dhe la pas dhjetëra viktima. Davide Kapelo, ish-portier i Kaljarit, tashmë zjarrëfikës në stacionin e Savonës.

davide kapelo ura

“Kam shpëtuar për mrekulli. Dëgjova një zhurmë, dhe isha 30 metra para se të futesha në pjesën e urës që u shemb. Po shkoja për në Xhenoa, isha mbi urë. Më pas dëgjova zhurmën, dhe ndodhi shembja. Ngeca mes makinave dhe nuk kisha ku të shkoja. Është e pabesueshme, por për fat të mirë nuk ka asnjë të gërvishtur. Udhëtoj shpesh në atë rrugë, dhe është një nga më të ngarkuarat në Itali. E pashë duke u shembur, dhe ishte një trembje e madhe. As tani nuk e di se si makina ime shpëtoi dhe jam gjallë” – tregon Davide Kapelo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"