Ish-portieri i Teutës e Memushaj titullarë në fitoren e Peskarës, “lumë” penalltish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:07

Ish-portieri i Teutës e Memushaj titullarë në fitoren e Peskarës, “lumë” penalltish

Peskara arriti të marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së dytë në Seria B, teksa mundi në shtëpi, Livornon me rezultatin 2-1. Xhaneti humbi një penallti për miqtë, që në minutën e 35-të, ndërkohë, atë që nuk shfrytëzoi Livorno, ishte ekipi i Peskarës, që e bëri mjaft mirë, me Kokon, po me penallti, në minutat 49 dhe 61.

peskara

Goli i Porkinos në minutën e 68-të, shërbeu vetëm për statistikë më pas, deri në fund të ndeshjes. Titullarë, ishin dy shqiptarët e Peskarës, portieri Elhan Kastrati, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, si edhe mesfushori Ledian Memushaj, ky i fundit u ndëshkua edhe me të verdhë në të 52-tën. Peskara, pas dy ndeshjesh, qëndron në vendin e dytë në renditje, me 4 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"