Ish-portieri i Milanit vlerëson maksimalisht Strakoshën: Është ndër më më të mirët në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:16

Ish-portieri i Milanit vlerëson maksimalisht Strakoshën: Është ndër më më të mirët në Europë

Ish-portieri i Milanit, Valerio Fiori, e ka vlerësuar maksimalisht portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili mbron portën e Lacios në Serinë A.

notizie-lazio-strakosha-scaled

Në një intervistë për “Football Crazy”, 48-vjeçari është shprehur se shumë shpejt Thomasi mund të bëhet një ndër portierët, të mirë në Europë, si dhe ka bërë një rekomandim për drejtuesit e Lacios.

Kujtojmë që nga sezoni 1986 deri në 1993, italiani ka qenë pjesë e Lacios, ku ka mbrojtur për 117 takime portën e kryeqytetasve. “Strakosha është një prej portierëve më të mirë në Serinë A, por së shpejti edhe në Europë. Do të rekomandoja një portier me përvojë krah tij, për ta ndihmuar të rritet”, përfundoi Fiori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"