Ish-portieri i Barcelonës në gjendje kritike, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrshme: Është një luftë, lëkura iu bë… gri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:05

Ish-portieri i Barcelonës në gjendje kritike, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrshme: Është një luftë, lëkura iu bë… gri

Portieri legjendar turk, Reçber Rushtu është në gjendje të rëndë për shkak të infektimit me Koronavirus. Gardiani  i cili ishte i pranishëm në Shqipëri, në ndeshjen e organizuar për bamirësi, për shkak të tërmetit,  në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, ndërkohë që tashmë është duke luftuar për jetën.

RUSHTU556

Në një prononcim për mediat turke, bashkëshortja Isil ka rrëfyer këtë situate të tmerrshme, teksa ka treguar edhe simptomat e para, duke theksuar se në një moment lëkura e Rushtu ka marrë ngjyrën gri.

“72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira, dhe shpresoj se tashmë në vazhdim do të ketë përmirësim. Është e rëndësishme që kjo virus të kapet në kohë. Ai nuk qëndron në fyt apo në hundë, por lëviz shpejt dhe stacionohet në mushkëri, ku shumohet dhe fillon pneumonia. 72 orët e para janë shumë kritike. Rushtu ka pasur ethe për disa ditë.

FILE PHOTO: FC Barcelona's Turkish goalkeeper Rustu Recber blocks the ball during his presentation at the Nou Camp stadium in Barcelona, Spain July 1, 2003. REUTERS/Gustau Nacarino/File Photo

Simptoma të çuditshme që nuk janë shfaqur më parë. Ai ishte i pafuqishëm, ishte i lodhur dhe kishte mungesë të urisë. Ndërkohë, lëkura e tij mori ngjyrë gri, ashtu si dhe buzët e tij. Ai merrte frymë shpesh dhe me vështirësi. Kishte një pulsim të parregullt, si dhe kollë të vazhdueshme”, tregoi  bashkëshortja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"