Ish-portieri Dura “skanon” beratasit: Tomori ngjitet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 22:57

Ish-portieri Dura “skanon” beratasit: Tomori ngjitet me…

Bledar Dura “skanon” Tomorin. Ish-portieri dhe kapiteni i njohur i beratasve e vlerëson pozitiv sezonin e fundit, megjithatë mendon se për të kapur elitën duhet hedhur hapi madhor: privatizimi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shprehet:

bledar dura

“Pavarësisht punës dhe ecurisë së shkëlqyer që bëri Tomori sezonin që lamë pas, ngjitja në Superiore mbeti në tentativë. Të gjithë e mbështetën skuadrën dhe duhet pranuar: bashkia dhe presidenti dhanë maksimumin. Por, edhe kjo nuk mjaftoi. Kështu që, jam i bindur se zgjidhja e vetme që do të sjellë ndryshim si në procesin stërvitor dhe përfaqësimin zyrtar, do të jetë privatizimi i klubit.

Kjo i shërben më së shumti zhvillimit të ekipeve zinxhir, por edhe zhvillimit të infrastrukturës, për të hequr shijen e keqe të fushës me bar sintetik, por edhe investimit në të paktën dy fusha stërvitore. Me keqardhje, por duhet të pranojmë se në këto drejtime futbolli beratas është shumë deficitar dhe investimi në merkato nuk duhet bërë për të qëndruar sërish në këtë kategori.

I mëshoj shumë fort investimit te moshat dhe afrimit të sa më shumë trajnerëve të rinj, që punojnë me metoda bashkëkohore. E ardhmja është me më shumë rëndësi dhe privatizimi i klubit është ilaçi më i mirë për të nxjerrë futbollin nga kriza në çdo nivel, pavarësisht se vetëm U-17 e të mirënjohurit Klodian Arbëri po shërben si oksigjen për futbollin beratas në këto momente”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"