Ish-ndihmësi i portierëve te Partizani: Disa “zotërinj” vendosën të shkatërronin gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 16:27

Ish-ndihmësi i portierëve te Partizani: Disa “zotërinj” vendosën të shkatërronin gjithçka

prima1

Mario Capece, ish-përgatitësi i portierëve te Partizani, nuk e harron kurrsesi aventurën me të kuqtë dhe për këtë arsye sot ka patur një reagim në rrjetet sociale.

Capece i cili është vlerësuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar u largua nga Partizani pas ardhjes së bashkëkombësve të tij italian, Moxhi, Preiti, Juliano.

Më poshtë reagimi i Mario-s

a7e2fcf9-6013-4e66-b5f3-6a83d6cac3b7

“Po, kanë qenë 2 vite fantastike, skuadra në majat e tabelës, stadiumi i mbushur plot…mirëpo për fat të keq erdhën disa ”zotërinj” qe vendosën të shkatërrojnë gjithçka…që nga ai moment kuptova që nuk mund të bëhesha pjesë e projektit të tyre… në memorie dua të kem atë që është bërë mirë, Partizani do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim.”

BalkanWeb: http://www.balkanweb.com/site/u-largua-pas-ardhjes-se-italianeve-flet-ish-ndihmesi-i-portiereve-te-partizani-disa-zoterinj-shkaterruan-gjithcka/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"