Ish-mesfushori sulmon Bufonin: Duhej të dilje në pension. Nëse nuk do të tërhiqet, t’ia thotë klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 12:35

Ish-mesfushori sulmon Bufonin: Duhej të dilje në pension. Nëse nuk do të tërhiqet, t’ia thotë klubi

Një koment i ashpër, ekstrem, ashtu siç ndodh rëndom kur gjykohet në nxehtësi. I ndodh çdo tifozi të ekzaltohet apo të zemërohet menjëherë pas një goli. Ndodh edhe kur je në një pab me miqtë. Në Gjermani është një program televiziv i quajtur “Fantalk”, në të cilin ishfutbollistë dhe gazetarë japin gjykimet sikur të ishin në një bar. Dhe ka nga më ata ekstremët, si ish-ylli i Bajernit, Mario Basler, kampion i Europës me Gjermaninë në 1996. Të martën, pas barazimit të Juventusit me Totenhemin, ish-mesfushori u tregua i ashpër në veçanti me Bufonin: “Xhixhi ka qenë një portier i shkëlqyer, por ndonjëherë e lë t’i shkojë shansi për t’u tërhequr”.

Bufon

Kritikat – Sipas Baslerit, ai i Bufonit nuk ishte një gabim i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e fakti që portieri i Juventusit nuk është më gjendje për të luajtur në nivele të larta: “Ndodh të humbasësh momentin e duhur për t’u tërhequr dhe unë e kam bërë në moshën 33-vjeçare. Klubi dhe trajneri duhet t’i kishin thënë se kishte ardhur momenti i pensionit. Ndoshta Bufon ka dëshirë të madhe për të fituar Champions-in, por nuk është më një portier i nivelit ndërkombëtar.

Me të Juventusi nuk mund ta fitojë trofeun”. Komente të forta, që natyrisht për mediat italiane ai nuk i meriton. Sepse, falë pritjeve të kapitenit, italianët eliminuan Barcelonën sezonin e shkuar dhe shkuan deri në finalen e Kardifit. “Për këtë arsye, gjykimi i Baslerit, njëri që ka luajtur në nivele të larta, duket i ekzagjeruar. Edhe pse bëhet fjalë për inskenimin e një situate në pab bashkë me shokët. Por ndonjëherë, më shumë sesa televizion, duhet të bëhet spektakël”, komenton me ironi “Gazzetta dello Sport”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"