Ish-mesfushori i Tërbunit transferohet në Bullgari, firmos në Plovdiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2017 | 11:17

Ish-mesfushori i Tërbunit transferohet në Bullgari, firmos në Plovdiv

Granit Osmanollaj është lojtari më i ri që ka firmosur në kampionatin bullgar me skuadrën Lokomotiv Plovdiv dhe pritet të jetë një nga titullarët në formacionin e këtij ekipi.

Osmanollaj

Osmanollaj është 20 vjeç dhe sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Tërbunit duke bërë një paraqitje të mirë aty. Mesfushori në të kaluarën ka luajtur gjithashtu edhe me skuadrën e Shkëndijës së Tiranës.

Osmanollajj

Me transferimin e tij në klubin e ri, Osmanollaj do të ketë një tjetër shans që të tregojë vlerat e tij më të mira. Kosovari pëlqehet nga drejtuesit që nuk kanë hezituar të firmosin kontratën me të. Lajmin për arritjen e akordit e kanë përshëndetur edhe tifozët në faqen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"