Ish-mesfushori i Skënderbeut shënon në Hungari, por ekipi mundet në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 21:32

Ish-mesfushori i Skënderbeut shënon në Hungari, por ekipi mundet në sekondat e fundit

Pas një periudhe shumë të vështirë në Hungari tek Akademia Pushkash, Liridon Latifi më në fund ka arritur të jetë protagonist, duke shënuar gol për ekipin e tij. Ish-i i Skënderbeut, e nisi si titullar takimin në transfertë ndaj Paks, por gjithsesi nuk arriti ta shpëtonte skaudrën nga humbja.

latifi-499x280

Ndeshja përfundoi me shifrat 3-2 për Paks, ndërkohë që Latifi shënoi në minutën e 81-të, golin e barazimit, që i çoi shifrat në 2-2. Në të 90-tën, ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë, por teksa Pushkash po merrte një barazim në transfertë, në minutën e 93-të, vendasit shënuan dhe golin e tretë, dhe morën fitoren. Pas 6 javëve të para, ekipi i Latifit numëron vetëm 2 pikë, dhe mbetet i parafundit në renditje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"