VIDEO/ Ish-mesfushori i Skënderbeut protagonist në Kroaci, e bën sefte me ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 18:17

VIDEO/ Ish-mesfushori i Skënderbeut protagonist në Kroaci, e bën sefte me ekipin e tij

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Suad Sahiti, është bërë protagonist në Kroaci me skuadrën e tij Sibenik, duke shënuar golin e avantazhit në sfidën ndaj Goricës.

sahiti

Sulmuesi i krahut arriti të realizonte në minutën e 40-të të takimit, teksa ky është goli i parë i 25 vjeçarit me kroatët e Sebenik që pas transferimit të tij dy muaj më parë nga boshnjakët e Zrinjskit.

Sahiti ka luajtur dhe në kampionatin shqiptar të futbollit duke u aktivizuar me Skënderbeun në vitin 2017-2018. Ndeshja Sibenik-Gorica përfundoi me rezultatin 1-1. Një gol në minutën e 88 nga Delfi i ka hequr fitoren nga duart Sibenikut, që duhet të mjaftohet me vetëm një pikë në këtë përballje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"