Ish-mesfushori i Partizanit thumbon Gjicin: Nuk e ke kuptuar akoma futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 10:59

Ish-mesfushori i Partizanit thumbon Gjicin: Nuk e ke kuptuar akoma futbollin

Ish-mesfushori i Partizanit, Ledio Pano, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Plus News” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, së bashku me presidentin e Kukësit, Safet Gjici dhe ish-futbollistin, Erbim Fagu.

10390035_407482919435445_1745613629867067103_n

Nuk ka munguar debati në studio, teksa Ledio Pano kundërshtoi presidentin Gjici, i cili deklaroi se kampionatin e fiton skuadra që ka sulmuesin më të mirë në kampionat.

Gjici

“Safet Gjici nuk e ka kapur akoma thelbin e futbollit. Nuk duhet të blesh lojtarë sa më shumë për të marrë kampionatin. Problemi është si do bësh një grup të funksionojë dhe të bëjë sa më të mirë”, u shpreh djali i legjendës Panajot Pano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"