Ish-mesfushori i Partizanit, rival me Çanin në Serinë C italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 9:46

Ish-mesfushori i Partizanit, rival me Çanin në Serinë C italiane

Romeo Shahinas, ishte pjesë e sezonit të kaluar tek Partizani. Lojtari me origjinë nga Korça, u mor tek “demat”, pasi në krye të ekipit erdhi Mark Iuliano nga Italia, të cilin e kishte pasur në skuadër edhe tek Latina në 2014.

basrak herrera shahinas

22-vjeçari, ka qenë më parë edhe pjesë e akademisë së Romës, por tek Partizani nuk la shenjë, ndërkohë që tani, do të jetë pjesë e klubit të Kavezes në Serinë C italiane. Klubi i ri mesfushorit fantazist, do të jetë në të njëjtën grup ku bën pjesë edhe Viboneze, ku do të rivalizojë për një vend në Serinë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"