Ish-mesfushori i Partizanit nuk e harron vesin, e përjashtojnë edhe nga klubi kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 20:12

Ish-mesfushori i Partizanit nuk e harron vesin, e përjashtojnë edhe nga klubi kosovar

“Vesi del me shpirtin”, thotë një shprehje e urtë popullore, që i shkon për shtat më së miri ish-mesfushorit të Partizanit, Mentor Mazrekaj.

Mazrekaj stervitje

Futbollisti iu bashkua skuadrës së Ferizajt 2 muaj më parë, mediat kosovare raportojnë se Mazrekaj është përjashtuar ditën e djeshme nga trajneri Afrim Tovërlani, pasi pa lejen e klubit mesfushori luajti kalçeto duke pësuar edhe një lëndim.

29-vjeçari njihet për gjëra të tilla, pasi edhe në të kaluarën ka pasur problem me skuadrat, shkaku i mos heqjes dorë nga futbolli i vogël. Talenti nuk i ka munguar këtij futbollisti, por kapriçot e shumta, e kanë penguar për të bërë hapin e madh në futbollin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"