Ish-mesfushori i Kukësit gjen ekip të ri, firmos në Indonezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 17:11

Ish-mesfushori i Kukësit gjen ekip të ri, firmos në Indonezi

Milosh Krkotiç ka qenë një nga futbollistët që Kukësi e “dogji” në merkaton e dimrit. Në përfundim të pjesës së parë të sezonit, Kukësi nuk e afroi më mesfushorin malazez, i cili në verë kishte luajtur me Mlladostin në Kupat e Europës.

cani shameti krkotic

Duke qenë se kishte luajtur me dy ekipe në këtë sezon, Krkotiç mund të firmoste me një ekip të tretë, vetëm në ato vende që nisin tani kampionatin. Mësohet se Krkotiç e ka gjetur zgjidhjen, pasi pas tremuajsh pushim ka kaluar në Indonezi. Mesfushori malazez do të nisë një aventurë të re te skuadra e Bali Junajtid.

Me Kukësin, ishlojtari i kombëtares malazeze luajti 14 ndeshje, por nuk arriti të shënojë gol dhe pas ikjes së Milinkoviçit mbeti jashtë planeve të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"