Ish-mesfushori i Çelsit dhe Barcelonës i thur elozhe Brojës: Është kërcënim, mund të krijojë shanse nga shumë pozicione…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 22:06

Ish-mesfushori i Çelsit dhe Barcelonës i thur elozhe Brojës: Është kërcënim, mund të krijojë shanse nga shumë pozicione…

Armando Broja është njeriu i momentit te Sauthemtoni! Të gjithë flasin më cilësitë e shqiptarit, teksa së fundmi nuk kanë munguar elozhet e zv.kapitenit, të “Shenjtorëve”, Oriol Romeu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Barcelona dhe Çelësi.

Romeo

Në një prononcim të bërë së fundmi, 30-vjeçari beson se Broja ia ka dalë shumë mirë, duke dhënë maksimumin në këtë periudhë huazimi nga blutë e Çelësit.

Vlen të theksohet fakti se në vitin 2011, Romeu, iu bashkua Çelësit, nga Barcelona, teksa e gjeti veten në huazim për 2 vite nga 4 sezonet e tij si pjesë e bluve.

Kur mesfushori u pyet për eksperiencat e tij si i huazuar teksa ishte pjesë e Çelësit, Romeu deklaroi për “Daily Echo”: “Nuk është e lehtë. Unë mendoj se Armando ka bërë shumë mirë që u transferua në një klub të ri, për një sezon ose dy maksimumi. Kam menduar se ishte gjithmonë e vështirë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Armando po bën shumë mirë.

broja

Duhet të performosh mjaft mirë për të qenë titullar siç po bën Armando. Ai është një kërcënim për ne tani, ai është një lojtar që ne kemi nevojë. Me shpejtësinë e tij, ai me të vërtetë iu hap telashe të gjithëve dhe mund të krijojë shanse nga shumë pozicione. Mendoj se ta kesh atë në skuadër është një gjë mjaft e mirë dhe me të vërtetë po na ndihmon të marrim disa pikë, veçanërisht muajt e fundit.”, është shprehur Oriol Romeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"