Ish-mbrojtësi kritika Interit dhe Juventusit: Nuk më bindin, preferoj Ibrën para Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 17:15

Ish-mbrojtësi kritika Interit dhe Juventusit: Nuk më bindin, preferoj Ibrën para Ronaldos

I marrë në pyetje si zakonisht gjatë programit televiziv “Sky Calcio Club”, ish-mbrojtësi dhe ikona e Interit, Xhuzepe Bergomi, ka komentuar suksesin 4-2 të zikaltërve kundër Torinos ditën e diel, duke folur me tone të ashpra kundrejt formacionit të Antonio Kontes:bergomii

“Interi mua më pëlqeu pak. Reagimet emotive funksionojnë një herë ose dy, por në planin afatgjatë nuk fitohet. Nuk mund të mendosh të jesh konkurrues në fund duke u bazuar vetëm te reagimet emotive, siç ndodhi edhe kundër Fiorentinës”.

Kritika edhe për Juventusin: “Në këto momente preferoj Ibrën kundrejt Kristianos. Juvja duhet ende të më bindë kundër skuadrave të forta, siç nuk e bëri me Lacion dhe Romën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"