Ish-mbrojtësi italian kundër rrymës: Mos paragjykoni Rangnikun, i shënoi 5 herë Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 14:44

Ish-mbrojtësi italian kundër rrymës: Mos paragjykoni Rangnikun, i shënoi 5 herë Interit

Daniele Adani është ndër zërat e pakët në Itali që mbështet ardhjen e Ralf Rangnikut te Milani. Ish-mbrojtësi nuk sulmon Piolin, por refuzon të paragjykojë trajnerin gjerman.Ralf-Rangnick-1

“Me ekipet si Salsburgu dhe Lajpcigu ka krijuar një model. Duket që ka më përvojë dhe shumë ide. Vërtet nuk ka stërvitur Realin e Madridit, por para disa vitesh zbarkoi në “San Siro” dhe i shënoi pesë gola Interit.

Mendoj se zgjedhja e tij është e studiuar dhe e menduar, pavarësisht se Milano do të jetë një test i fortë”, tha Adani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"