Ish-mbrojtësi i Shqipërisë: Jam për një Kombëtare dhe një Ligë Shqipëri-Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 21:11

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë: Jam për një Kombëtare dhe një Ligë Shqipëri-Kosovë

Armend Dallku aktivizohet tek Prishtina këtë edicion, dhe në një intervistë për Rtsh, ish-mbrojtësi i Shqipërisë flet edhe për çështje që lidhin Kosovën me Shqipërinë.

Dallku

“Do ishte mirë që të krijohej një Ligë Ballkanike, edhe pse e është diccka është e vështirë, duke parë problemet politike. Padyshim, një ligë e tillë do rriste edhe nivelin e futbollit. Po ashtu, me dëshirë do mirëprisnim edhe një Ligë Kombëtare, Shqipëri-Kosovë, por me formulën e duhur.

Kombëtarja e Kosovës është një përfaqësuese e re, me shumë futbollistë të mirë, por unë gjithnjë kam qenë i mendimit që të kemi vetëm një kombëtare shqiptare, të përfaqësojmë të gjithë sa më mirë” – deklaroi Dallku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"