Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Tiranë, pranë marrëveshjes me Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 10:43

Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Tiranë, pranë marrëveshjes me Kamzën

“Kamza do të jetë për Europë”. Me këtë frazë Xhelal Mziu premtoi se skuadra e qytetit të tij do të ishte mjaft dinjitoze sezonin e ardhshëm. Dhe lëvizjet kanë filluar. Ish-mbrojtësi i Milanit, Pietro Vierkvud,  ka mbërritur në Tiranë për të biseduar me Mziun. Ai është një emër i njohur si lojtar i Milanit dhe Kampion Bote me Italinë e vitit 1982.

Capture-499x280

Me sa mësohet, ai ka mbërritur në Tiranë për bisedime dhe nuk dihet ende nëse do të kemi një dakortësi nga të dyja palët, që ai të marrë drejtimin e Kamzës. Si trajner Vierkvud nuk është aq i njohur. Ai vjen pas nje eksperience në Hungari me Ujpesht. Si duket ai e përdor vendin tonë si një trampolinë për futbollin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"