Ish-mbrojtësi i kombëtares i jep fund futbollit të luajtur, do të bëjë rolin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2018 | 14:22

Ish-mbrojtësi i kombëtares i jep fund futbollit të luajtur, do të bëjë rolin e trajnerit

Debatik Curri i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ai e mbylli sezonin e tij të fundit te Prishtina. Megjithatë ai nuk do të largohet nga klubi, por do të mbajë rolin e ndihmësit të Mirel Josës.

auto_curri-sp-dp1533540105 (1)
Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë e ka nisur pikërisht te Prishtina karrierën e tij gjatë viteve 2003-2004. Curri ka një karrierë të gjatë në supe dhe në moshën 34 vjeçare ka vendosur të thotë “mjaft”.

Curri

Ai është aktivizuar te Vorskla Pilltava, Genclerbirligi në Turqi, Hoverla Uzhhorod e Sevastopol në Ukrainë. Karriera e tij në vendin tonë mori hov me Tiranën dhe Flamurtarin.

ramadani curri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"