Ish-mbrojtësi Beqiri: Nuk e ka fajin vetëm prapavija, që të mos pësojmë duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 20:30

Ish-mbrojtësi Beqiri: Nuk e ka fajin vetëm prapavija, që të mos pësojmë duhet…

Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe Vllaznisë, Elvin Beqiri, foli përpara ndeshjes në Supersport për ekipin Kombëtar, ku e vë theksin se mbrojtja lë shumë për të dëshiruar.

elvin beqiri

KOMBËTARJA – “Që me ardhjen e Panuçit, Kombëtarja ka pasur ndryshime, në aspketin e lojës, rreshtimit dhe lojtarëve. Jemi munduar të bëjmë mirë në ato ndeshje që kemi bërë. Gjithsesi, nuk është marrë maksimumi në rezultat dhe në lojë. Shpresoj që sonte të marrim maksimumin, dhe të qëndrojmë në atë pozicion që ishim.”

MUNGESA E HYSAJT – “Hysaj tashmë është lider në Kombëtare, pasi luan me një nga ekipet më të mira në Europë. Shpresojmë që mungesa e tij mos të ndihet sot, edhe pse është i rëndësishëm. Ai mbetet një nga pikat më të forta të Kombëtares sonë.”

PËSOJMË GOLA TË THJESHTË – “Mund të themi, se Kombëtarja duke pasur parasysh që ka pasur shumë ndryshime, me shumë lojtarë që janë zëvendësuar, mbrojtja nuk ka pasur stabilitetitn e duhur si repart. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, trajneri ka pasur vështirësitë e veta për të vendosur për këtë repart. Gjithsesi, ato pika që ne kemi pasur probleme, si mbrojtja, shpresojmë mos t’i kemi sot, sepse na duhet fitorja. Mendoj se mbrojtja është nga pikat më të dobëta të Kombëtares. Edhe sulmi ka probleme, por me De Biazin ne ishim shumë mirë në mbrojtje. Ndoshta, nuk duhet t’i fajësojmë vetëm mbrojtësit. Skuadra duhet të luajë në grup në mbrojtje, sepse faza mbrojtëse fillon që nga sulmi, por të luajmë në grup.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"