Ish-lojtari zikaltër akuzon: Juvja i rrëmbente titujt Interit prej “Calciopoli”-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 10:06

Ish-lojtari zikaltër akuzon: Juvja i rrëmbente titujt Interit prej “Calciopoli”-t

Hulio Kruz është një nga ata lojtarë që kanë mbetur në zemrat e tifozëve të Interit. Në një intervistë të gjatë për portalin “Infobae”, ish-sulmuesi zikaltër ka prekur tema të ndryshme. 

MILAN, ITALY - OCTOBER 6:  Julio Ricardo Cruz of Inter Milan celebrates his goal during the match between Inter Milan and Napoli at the San Siro stadium on October 6, 2007 in Milan, Italy. (Photo by Newpress/Getty Images) *** Local Caption *** Julio Ricardo Cruz

E para i takoi “Calciopoli”-t dhe argjentinasi kujton disa episode të cilësuara të çuditshme të ndodhura përpara se të plaste skandali. Në veçanti duke iu referuar një Bolonja-Juventus të prillit të 2003-shit, e mbyllur 2-2 me një gol të Kamoranezit në të 95-tën: “Po fitonim 2-0 dhe po menaxhonim lojën me shumë qetësi, duke luajtur me spektakël, dhe në fund barazuam. Minutat e fundit ishin diçka e jashtëzakonshme, vërshëllyen gjithë faullet kundër nesh dhe dhanë 7 minuta shtesë. Barazuam në të 95-tën. Si ishte e mundur që u dha aq shumë shtesë? Çdo kontakt me kundërshtarët ishte një faull për ata. Dikush mendonte se mund të ishte rastësi, por më pas gjithçka doli në dritë. Ishte diçka shumë e fortë, futbolli italian është i parë në të gjithë botën. Nga ai moment, Interi filloi të fitonte tituj, sepse gjithçka po shkonte mirë. Më përpara nuk mund të fitonte, sepse humbiste disa ndeshje në mënyrë habitëse. Disa ndeshje më janë dukur të çuditshme, me arbitrat që ndërhynin shumë. Më ndërhynin për penallti, por më thuhej se kisha simuluar”.

ADRIANO DHE BALOTELI – “Ishte një djalosh fantastik”, kujton Kruz. “Është rritur në një lagje të varfër, me probleme personale. Vdekja e babait tij ngjalli diçka negative në kokën e tij. Normalisht të gjithë u përpoqëm ta ndihmonim. Argjentinasit, portugezët, si Figo, që flisnin gjuhën e tij. I folëm të gjithë, por mendja njerëzore është speciale: nuk mund të dish atë që mendon dikush. Flisnim me të, por gjysmë ore më pas, bënte atë që dëshironte. Hyri në depresion dhe nuk kishte shoqërinë e duhur përreth tij. Mëkat, sepse ishte një fenomen. Baloteli? Pamë potencialin, çfarë mund të bënte, por i mungonte mentaliteti. Në fillim ishte i përulur, derisa shënoi disa gola që i ranë në kokë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"