Ish-lojtari shqiptar i Juves merr hak ndaj Francës, i shënon dy gola me… Zvicrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 21:18

Ish-lojtari shqiptar i Juves merr hak ndaj Francës, i shënon dy gola me… Zvicrën

Ditën e sotme, në fushatën kualifikuese për Europianin e 21-vjeçarëve, u luajt edhe ndeshja mes Zvicrës dhe Francës.

andi zeqiri

Ekipi zviceran fitoi pastër me shifrat 3-1, teksa në fushë kishte plot tre lojtarë me origjinë shqiptare. Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri e nisën si titullarë për “helvetët”, ndërsa në pjesën e dytë u fut si zëvendësues edhe Nedim Bajrami nga Tetova, në vendin e Zeqirit.

Interesant është edhe fakti se teksa takimi ishte në barazim 1-1, dy golat e tjerë për Zvicrën u shënuan nga shqiptari Andi Zeqiri, në minutat 45+1 dhe 53. Shqiptari i dha fitoren Zvicrës, e cila ishte e katërta radhazi në grup, dhe kështu vendin e parë me 12 pikë të plota.

Andi Zeqiri aktivizohet me Lozanë-Sport në kategorinë e dytë zvicerane, e në sezonin 2016-2017 ka qenë i huazuar tek të rinjtë e Juventusit. Mesa duket ka edhe nga ata shqiptarë që dinë të mundin Francën, ku të tre shkëlqyen në fushën e lojës, e madje një shqiptar shënoi dy gola për fitoren ndaj “gjelave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"