Ish-lojtari i Vllaznisë drejt firmës me Apoloninë, fierakët përgatisin vizat dhe për 4 ganezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 21:00

Ish-lojtari i Vllaznisë drejt firmës me Apoloninë, fierakët përgatisin vizat dhe për 4 ganezë

Serjan Repaj i bashkohet Apolonisë. Shkodrani mund të jetë afrimi i radhës te fierakët. Ka ditë që po stërvitet nën urdhrat e Xhovani Kolelës, madje është aktivizuar edhe në miqësoren kundër Flamurtarit. Edhe pse mesfushor, ai ka luajtur në qendër të mbrojtjes. Sezonin e kaluar 19-vjeçari mori vetëm 64 minuta nga dy ndeshje me Vllazninë, ndërsa më tepër ka luajtur për ekipin B të kuqebluve. Ai do të vazhdojë provën dhe nëse stafi teknik bindet, mund të shkohet drejt firmës.
unnamed (1)
Ndërkohë, janë në fund të procedurës së nxjerrjes së vizave për 4 ganezë që do të vijnë në Fier: një mbrojtës, një organizator, një sulmues dhe një “numër 10”. Nëse do të rezultojnë lojtarët e duhur, atëherë merkatoja e Apolonisë do të quhej e kompletuar. Gjer tani janë afruar kavajasi Glejdis Ndraxhi dhe malazezi Drago Bumbar, si dhe është kthyer nga huazimi portieri Andrea Shumeli, teksa vazhdon testimi për 4 futbollistë të tjerë.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"