Ish-lojtari i Milanit dhe Bajernit rrëfen tmerrin: E kalova gjithë natën duke pirë, ja si shpëtova nga vdekja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:15

Ish-lojtari i Milanit dhe Bajernit rrëfen tmerrin: E kalova gjithë natën duke pirë, ja si shpëtova nga vdekja

Mesfushori gjerman Kristian Zieg, luajti për 7 sezone te Bajern Mynihu deri në vitin 1997, ku më pas kaloi te Milani, me të cilët zhvilloi 2 sezone, ku tregoi paraqitje të mira.Il_flop_della_settimana_Ziege

Karriera e tij mori një rrjedhë tjetër kur ai kaloi në Angli, te Midlesbrou në vitin 2000 ku ai qëndroi vetëm 1 sezon për të kaluar më pas te Liverpuli dhe Totenhemi.

Gjermani ka dhënë një intervistë së fundmi, ku tregon për tmerrin që përjetoi në Angli. “Kur u transferova te Midlesbrou, jetoja në një lagje të vogël ku kishte vetëm lokale që pihej shumë alkool. Kjo kulturë ishte e re për mua. Lojtarët përfundonin stërvitjen dhe më pas shkonin te lokalet për të pirë, ku qëndronin deri në mesnatë.

Ndodhi një episod që unë nuk do ta harroj kurrë. Një natë unë kisha pirë aq shumë, sa përfundova i shtrirë në tualet dhe nuk e di si shkova në shtëpi. Taksisti që më dërgoi në shtëpi, kishte thënë se unë isha personi më i pirë që kishte parë ndonjëherë. Më pas kalova te Totenhami, aty ku unë për pak sa nuk vdiqa. Kisha një problem në këmbën time, por nuk doja të shkoja në spital. Duhet të falënderoj gruan time që këmbënguli që të shkoja në spital.

1 Nov 1998:  Christian Ziege of AC Milan in action during the Italian Serie A match against Piacenza in Milan, Italy.   Mandatory Credit: Allsport UK /Allsport

Për fat të mirë mjekët më shpëtuan nga vdekja. Gjaku në kofshë më ishte bllokuar, dhe kur mbërrita aty humba menjëherë vetëdijen. Mjekët më operuan menjëherë, dhe gjaku shpërtheu sikur ishte në një tullumbace. Kjo ende më pengon të eci, megjithatë nëse unë nuk do të kisha shkuar në spital tashmë do isha i vdekur.”, u shpreh 47-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"